Albin Kurti shpall fitoren: Ftoj LDK-në të formojmë qeverinë, unë kryeministër!

0
316

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë intervistën e parë pas zgjedhjeve parlamentare, pas rezultatit që e nxjerr partinë e tij në vend të parë.

Kurti në RTV Dukagjini ka thënë se sot ka ndodhur ndryshimi dhe çelësi i fitores sipas tij ishte populli.

“Opozita ka fituar në Kosovë dhe këtij ndryshimi i prinë Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kurti.

Ai ka thënë se nuk duhet të humbim kohë duke thënë se e sheh si partner LDK-në.

I pari i Vetëvendosjes i pyetur për koalicionet e ardhshme nëse konfirmohen rezultatet aktuale, ka thënë se LDK është opsioni i parë.

“Sigurisht se ne gjithmonë i kemi konsideruar LDK-në si partnerë në opozitë.

Kemi bërë hapa të bashkërenduar. Fatkeqësisht nuk arritëm ta shndërrojmë në projekt të përbashkët si deshëm.

Së bashku do t’i kemi 60 deputetë. Unë si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës preferoj një qeveri stabile dhe patjetër e shoh si partnerë LDK-në.

Nesër do ta ftoj LDK-në për të krijuar koalicionin.”- tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here