Ditën e sotme në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për kryeministër.
Ndërkohë që qytetarët i janë drejtuar kutive të votimit, media të ndryshme kanë raportuar situatën minutë pas minuti.
Nuk kanë munguar as mediat e huaja, ku njëra prej tyre ka shkaktuar shumë komente në rrjet.
Televizioni kroat, HRT, në momentin kur spikerja e lajmeve prezantonte kronikën e përgatitur për zgjedhjet në Kosovë, në sfond ishte flamuri i Serbisë.
“Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet parlamentare, të pestat në 12 vitet e fundit”, tha spikerja me flamurin serb pas saj.
Ky gjest nuk ka kaluar pa u komentuar, aq sa mediat serbe, po ashtu, kanë transmetuar lajmin duke shtuar se: “Kroacia ka befasuar serbët por edhe mbarë botën me veprimin e bërë”.
Ndërsa rrjetet sociale po ‘ziejnë’ duke trasmetuar videon kudo.
http://www.goproshkodra.com/wp-content/uploads/2019/10/video_0-2.mov