Olta Gixhari mendon se të qenit e bukur, herët a vonë, të penalizon

0
136

Olta Gixhari është e bukur, nuk ka dyshim. Në profesionin e saj, zakonisht, të qenit e bukur a e paraqitshme, të ndihmon.

Fundja, nëse s’janë aktorët të kënaqshëm për syrin, kush do të jetë? Ama, sado ta ketë ndihmuar pamja e jashtme deri më sot, tani ndjen që po e penalizon.

E ftuar në “Late Night Show” me Kastro Zizon, Olta mendon se të jesh një aktor i bukur në Shqipëri të prish punë, sepse filmat që prodhohen në vend kërkojnë portrete të vuajtura.

“Është e çuditshme se si në Shqipëri, vjen dita dhe pamja e jashtme të kthehet si bumerang dhe të penalizon.

Se filmat shqiptarë janë me kanune, me gjakmarrje, duan fytyra që…,” nis të thotë ajo.

“Shkon në film, ‘nuk ke portret shqiptar ti, ku të të fus unë ty,’ thotë ai. Unë në Shqipëri kam lindur, shqiptare jam.

Pse kur bëhet fjala për një vend të humbur të Shqipërisë duhet që ai njeriu të jetë patjetër i vrarë, të jetë shumë i shëmtuar? S’e kuptoj dot. E dinë kineastët më mirë.”

Sidoqoftë, mos e merrni si ankesë. Karriera e Gixharit në kinematografi dhe teatër po shkon
shumë mirë.

“Thjesht po flas për një mendësi që është krijuar vitet e fundit me të cilën s’bie dakord. Do të doja shumë që të kishin pak më shumë guxim,” përfundon ajo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here