Shqiptarët renditen të parët në botë për numrin e kafeneve që kanë në raport me popullsinë, duka ia kaluar edhe Spanjës.

“Sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT-2016, në Shqipëri, numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar-restorante), me rritje 6.3% në raport me vitin e mëparshëm (janë hapur rreth 1200 bar-kafe të reja në një vit dhe janë mbyllur 96 bar-restorante)”, raporton “Monitor”.

Në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, ose 1 bar-kafe për 152 banorë, në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh.

Në vitin 2016-n Shqipëria ia kaloi edhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar-kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.

Ndërkohë sa i përket konsumimit të kafes, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, gjatë vitit 2018 një shqiptar konsumoi mesatarisht 2.5 kg kafe, duke shënuar rritje në raport me një vit më parë. Me 1 kilogram kafe, një barist mund të bëjë mesatarisht 120 deri në 150 filxhanë kafe

/Monitor