Dreri futet brenda sallonit të bukurisë, i hidhet sipër klientes duke e bërë për spital

0
125

Punonjësit dhe klientët në sallonin e bukurisë “Beautiful”, në New York kanë mbetur të hashtisur dhe të frikësuar kur brenda ambienteve ku ndodheshin ka hyrë një ‘mik’ I pa ftuar.

Një dre hyri nga dritarja dhe filloi të vraponte nëpër salon ndërsa videon e publikuar dhe që po shpërndahet masivisht, shihet qartë dreri i cili u hodh mbi një kliente që ishte afër dritares.

Kjo e fundit u transportua menjëherë në spital për shkak të lëndimeve të marrë në kokë dhe këmbë ndërsa paniku dhe britma shoqëruan për disa sekonda njerëzit brenda sallonit.

“Ishte ora 12:20, kur dreri u fut brenda. Fillimisht ajo mendova se ishte një makinë që u përplas me biznesin”, ka thënë pronarja e sallonit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here