E RËNDË/ CRVENA ZVEZDA NISET SI PËR “LUFTË” NË KOSOVË, PROVOKON ME LIDHJET USHTARAKE

0
159

Pas dritës jeshile nga UEFA për ekpet serbe që të luajnë në veri të Kosovësm Crvena Zvezda pritet të luajë përballjen kundër Trepçës serbe, në territor të shtetit kosovar, e cila është e vlefshme për 1/16 e kupës së Serbisë. Por ekipi serb nuk ka ngurruar të provokojë pasi përpara ardhjes në Zveçan kanë vizituar ushtrinë e Serbisë.

Madje në drejtim të klubit nga Beogradi është bërë edhe nderimi nga garda serbe, në një rast krejtësisht të pazakontë. Pak a shumë si të ishte një nisje për luftë dhe jo për ndeshje futbolli.

Klubi i Zvezdës nuk fshihet, por tregon kështu hapur edhe marrëdhëniet që ka me ushtrinë. Kampionët në fuqi të kampionatit serb e ka shpërndarë këtë informacion në faqen e saj zyrtare, ku e ka shoqëruar edhe me foto dhe video.

Për të mos u mjaftuar me kaq, Crvena Zvezda nuk lë pa theksuar as emrat e figura të larta të ushtrisë së Serbisë si gjeneralmajori Todoroviç apo komandanti i gardës Stevan Stevanoviç, duke treguar pastër lidhjet që ka me ushtrinë./Sport Ekspres/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here