Gjermani-Itali 3-3; legjendat dhurojnë spektakël… (Video)

0
231

Shtatëmbëdhjetë kampionë botërorë, prej të cilave trembëdhjetë janë nga Italia. Historia e futbollit u improvizua në fushën e blertë, në Fürth të Gjermanisë.

Aty u vu në skenë një nga klasiket e mëdhaja të futbollit ndërkombëtar, blutë italianë kundër gjermanëve.Këtë herë, megjithatë, me legjendat e mëdha të dy vendeve përballë njëra-tjetrës. Rezultati përfundimtar ishte 3-3.

Njëzet minutat e para ishin për t’u harruar për Italinë, e cila ka vuajtur përballë sulmit gjerman.
Cannavaro dhe Panucci kanë shënuar në portën e tyre, duke i bërë dhuratë Gjermanisë dy (auto)gola. Që nga viti 2006, megjithatë, duke pasur parasysh vitin e lavdishëm gjerman të axurrëve, gjërat kanë ndryshuar.

Së pari Toni, me të djathtën, dhe Totti me të majtën, arritën të gjejnë barazimin. Një ditë e shkëlqyer futbolli, në të cilën jo vetëm heronjtë e trembëdhjetë viteve më parë zbukuruan fushën, por patën angazhim edhe Vierchowod e Conti, të cilët e panë veten në “çatinë” e botës më 1982.

Si zakonisht, edhe kësaj radhe, ndeshja mes Italisë dhe Gjermanisë prodhoi shumë gola dhe emocione të pafundme. Tommasi arriti të nënshkruajë golin e avantazhit të përkohshëm të italianëve në minutën e 79-të.

Sidoqoftë, gara nuk përfundoi këtu, sepse barazoi përfundimisht 3-3 Wollscheid, në minutat e fundit, në kohën shtesë. Pas ndeshjeve në rang klubesh të dy vendeve, me legjendat, tani ideja është zgjeruar me përfshirjen e ekipeve kombëtare. Një mundësi e artë për të gjithë nostalgjikët…

GJERMANI-ITALI 3-3

Golat: Cannavaro 10′ (aut), Panucci 19′ (aut), Wollscheid 91′ / Toni 21′, Totti 34′, Tommasi 79′

GJERMANIA (4-4-2): Weidenfeller; Wollscheid, Buchwald, Nowothny, Berthold; Odonkor, Frings, Rehmer, Asamoah; Zickler, Klinsmann

ITALIA (4-4-2): Peruzzi; Grosso, Vierchowod, Cannavaro, Zambrotta; Conti, Gattuso, Perrotta, Pirlo; Toni, Totti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here