“Ngatërrova rrugën”, Kejvina Kthella përfundon në Shkup dhe bën mungesë, Gent Zenelaj e ironizon publikisht

0
127

Kejvina Kthella ka munguar në provat e spektaklit “Dance With Me” për një ditë dhe dha arsyen gjatë transmetimit të ditës së djeshme, por Gent Zenelaj e kritikoi.

“Ngatërrova rrugën”, Kejvina Kthella përfundon në Shkup dhe bën mungesë, Gent Zenelaj e ironizon publikisht Aktori, Gent Zenelaj dhe ish-velina Kejvina Kthella.

Ish-velina e Xing, Kejvina Kthella është bërë pjesë e spektaklit “Dance With Me”, ku kërcen përkrah ish-deputetit kaubojs.

Por, një ditë para se të transmetohej emisioni i të hënës, Kejvina nuk është paraqitur në prova dhe Alketa e ka pyetur për arsyen që qëndron pas kësaj mungese.

“Humba rrugën, po kthehesha nga Kosova dhe përfundova në Shkup”- është shprehur Kejvina Kthella.

Ndërsa ka ndërhyrë Gent Zenelaj që me ironi kritikon Kejvinën: “Më fal moj Kejvina, po si mund të ngatërrohet Shkupi me Tiranën se nuk e kuptoj. Shkupi fillon me “sh” moj.”

Në skenë batutat e aktorit të humorit janë shoqëruar me të qeshura!

(R.L/Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here