Gazetarja Manjola Arizaj Zeka në një shkrim në rrjetet sociale ka ngritur shqetësimin mbi mënyrën e meritokracisë dhe vlerësimit që bëhet në një nga gjimnazet më të njohura në kryeqytet “Petro Nini Luarasi”.

Gazetarja ka sjellë si shembull rastin e vajzës së saj, ku tregon sesi i “vodhën fjalimin” që kishte shkruar vetë të cilin e lexoji dikush tjetër, ndërkohë që siç shkruan gazetarja kryejne padrjtësi prapa krahëve të fëmijëve dhe merren me parpaskena “të ndryra”.“Pse vajza ime vendosi pёrfundimisht tё studiojё jashtё vendit. Veprime tё ndyra tek “Petro Nini Luarasi”, qё vrasin ёndrrat e fёmijёve.

Pse largohen tё rinjtё nga Shqipёria? Edhe unё shpeshherё e dyshoja pёrsenё dhe sepsenё, se jo gjithçka lidhej gjithmonё me kushtet ekonomike.E dyshoja, derisa e vёrteta erdhi e m’u pёrplas nё fytyrё, tek fёmija im, vajza, nё vit tё tretё nё njё prej gjimnazeve më në zë tё Tiranёs, Petro Nini Lurasit.

E vёrteta pёr padrejtёsitё dhe pandershmёritё qё nisin e mbruhen qё nё bankat e shkollёs nga edukatorё shpirtvegjёl pёr tё mos thёnё tё ligj.

Ato qё nga njё anё vrasin shpirtra tё pastёr e karaktere tё fortё e nga ana tjetёr mbjellin e ujisin, fёmijё me karakter tё deformuar, tё prirur drejt hiles, spiunimit, ligёsisё dhe dyfytyrёsisё.

Teorikisht mёsuesit dhe drejtuesit duhet t’i pёrgatisin fёmijёt e kёsaj moshe jo vetёm nё mёsime, por edhe tё kenё karakter, tё jenё tё ndershёm e me iniciativё.

Por ç’ndodh? Ja njё panoramё me pak fjalё, por mendojeni qё ka qenё e jetuar pёrditё, duhet tё merreshim me prapaskenat mё tё ndyra, nё vend qё tё bёheshim pjesё e diçkaje tё bukur.

Qё ditёn e parё tё shkollёs, vajzёs i thanё (zysha e senatit Eneida Pema) bёj njё fjalim ta lexosh para shkollёs. Vajza e pёrgatiti, e dorёzoi, dhe priste.

Pёr çudi, po e njёjta zysh, i tha nuk do tё lexosh gjё… dhe ç’ndodh: fjalimin e vajzёs e lexon dikush tjetёr. !!!!. Nuk i kёrkojnё as ndjesё.

Por i kthehen kundёr, njё vajze qё nuk i ka mbushur as tё 18-at, vetёm e vetёm pse nuk serviloset, apo nuk bёhet rrugica ku shkelin kёpucёt e mёsueseve cinike dhe hakmarrёse.

Me njё mesatare diku tek 9.5, me karizёm mes shokёve dhe shoqeve, e dalluar nё veprimtari sociale, e angazhuar nё çёshtje solidariteti, e apasionuar dhe krenare pse ёshtё petroninse dhe me dёshirёn pёr ta bёrё kёtё shkollё tё shkojё nё vendin qё ka pasur dikur, vajza me njё mbёshtetje pothuaj absolute nga nxёnёsit e shkollёs, pёrgatitet pёr tё kandiduar si president (njё ёndёrr dhe synim i hershёm).

Por tё rriturat, ato qё dinё mirё tё punojnё pas krahёve me fёmijёt (turp i madh) bёjnё njё mijё e nje manovra pёr ta eleminuar, pёr tё mos e lёnё tё hyjё nё kandidim.

Deri atje, sa njё udhёzim tё Ministres sё Arsimit qё duhet tё hynte nё fuqi pas botimit nё fletoren zyrtare, e zbatojnё si urdhёr tё menjёhershёm.

Madje udhёzimi nё shkollё ka shkuar tё premten, por sërish zysha e senatit (Eneida) i lajmёroj nxёnёsit tё dielёn pasdite, kur ata ishin pёrgatitur pёr konkurrim (pa e vёnё fare nё kandar se e diela ёshtё pushim, tё hёnёn do tё bёhej paraqitja e platformave, dhe disa nga gjimnazet e tjerё i kishin mbaruar zgjedhjet).

Dhe nё fund, nё njё gjasme KQZ tё shkollёs, ku në përbërje te saj, serish Eneida, (KQZ pёr presidencёn e nxёnёsve, pёr tё zgjedhur paraprakisht kush do tё kandidojё!!!) vajzёs i hiqet e drejta e kandidimit pёr presidente me vota tё plota (pesё JO nga pesё tё mundshme, pёrballё kishte tre djem.

Qoftё dhe pёr solidaritet femёror, apo hi syve, mund ta kishte marrё njё PO!!!). Kjo pasi ishte zgjedhur tre vjet rresht nga nxёnёsit senatore dhe kryetare e senatit.

Shpresoj qё “inati” dhe “egoja” e kёtyre njerёzve tё vegjёl, u vu nё vend. Sigurisht qё vajza u mёrzit. Ёndёrrёn ia prishёn. Shijen e jetёs ia kripёzuan qё nё kёtё moshё. Besimin tek njerёzit dhe tek e drejta ia lёkundёn.

Por s’ka gjё. Asaj mёrzia do i kalojё shpejt. Sepse mori dhe vendimin pёrfundimtar: Tё largohet nga Shqipёria dhe tё studiojё jashtё. Jashtё kёtij llumi, i cili nis qё nё bankat e shkollёs.

Besoj se ata qё bёjnё emёrime tё tilla njerёzish qё demoralizojnё fёmijёt, qё pengojnё konkurrimin, qё i kanё kthyer shkollat nё çifliqe ku deformohen karakteret, tё mos jenё dhe aq tё kёnaqur.“- shkruan Zeka.

Gazetarja ka publikuar në rrjetet sociale edhe platformën e kandidimit për presidente të vajzës së saj që nuk mori asnjë votë në KQZ e Petro Ninit.