Është zbuluar shkaku i helmimit të nxënësve të shkollës së Postribës. Shëndeti Publik raportoi për Ora News se nga mbi 20 mostra të marra, 16 prej tyre kanë rezultuar me salmonelë.

Të paktën 61 nxënës u helmuan në shkollën “Adem Haxhia”. Përmasat që mori ngjarja vunë në lëvizje edhe institucionet.

Fëmijët thanë se shqetësimet u nisën pasi konsumuan ushqime të shpejta të blera në një fast food pranë Shkollës.AKU e Shkodrës ka bllokuar Fast Food-in dhe ka marrë monstra të ujit dhe ushqimeve për analiza.

/Ora News.tv/