Policia e Kosovës ka bllokuar në doganë skuadrën serbe të Crvena Zvezdës duke mos e lejuar të futet në tokën shqiptare.

Ekipi nga Beogradi, pretendonte të luante në Mitrovicë përballë skuadrës së Trepçës, në kuadër të Kupës së Serbisë, por policia i ka kthyer andej nga erdhën.

Kjo sjellje e policisë shqiptare, ka irrituar edhe më shumë serbët duke e konsideruar një skandal këtë sjellje dhe duke nisur me hipotezat e tyre të çuditshme, ashtu siç bëjnë gjithmonë. Mediat serbe, raportojnë se shqiptarët kanë inat gjithçka që lidhet me Serbinë dhe madje edhe topat e futbollit, gjë e cila nuk ka nevojë për ndonjë zbulim të madh.

Ndërkohë, ata shprehen se forcat e ndërhyrjes së shpejtë ishin në pritje të një alarmi që mund të jepej nga dogana dhe të nisnin me arrestimet, por që realisht nuk ndodhi kjo. Serbia e konsideron një skandal politik, duke shtuar se sporti nuk duhet ngatërruar me politikën por në fakt, e thënë kjo nga serbët nuk ka shumë vlerë.