Velipoja/ Plazhi plot bukuri dhe vlera natyrore të një rëndësie ndërkombëtare

0
714

Velipoja, kjo dëshmitare e moçme e përqafimit të Bunës me Adriatikun, rrethuar plot bukuri dhe vlera natyrore të një rëndësie ndërkombëtare, u mbush plot me turistë vendas dhe të huaj.

“Velipoja këtë vit, mund të them pa frikë që ka patur mbi 200 mijë pushues gjatë sezonit të gushtit”- tha Diana Bejko. Dikur plazhi i Velipojës, plot vlera kurative, ishte tokë e ndaluar edhe për vetë shkodranët, ndërsa sot, turistët vijnë këtu edhe nga vende krejt të largëta.

Sinkron: Valdete Fishta: “Na kena një numër të madh turistash që vijnë pothujse nga të gjitha vendet e Europës, por më tepër janë nga vendet nordike që e fillojnë turizmin që në maj, kur temperatura 20- 22 gradë atyre ju duket shumë e lartë”- tha Valdete Fishta.

“Duke ken Velipoja një ndër plazhet e adoleshencës dhe të rinisë sime gjithmonë kam nostalgji.

Këtu është një territor që ka dhimbje. Këtu ku jemi ne, nuk i kam rënë kitarres kurrë në rini se ishte zona e ndaluar, që përfundoje në burg po të ishe ktu”- thotë Frederik Ndoci.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here