“Arena Kombëtare” është gati për të mirëpritur tifozët shqiptarë sa i përket ndeshjeve të Kombëtares në muajin nëntor.

Faktikisht stadium do të jetë gati për përballjen me Andorrën, por mbetet për t’u parë menaxhimi i situatës.

Kjo pasi do të ishte më e bukur nëse inagurimi do të bëhej kundër Francës, në një ndeshje që do të dhuronte spektakël të vërtetë.

Ndërkohë, në stadiumin e kryeqytetit po vazhdojnë edhe provat e fundit. Pas spektaklit me dritat, “Arena Kombëtare” ka bërë edhe provën e zërit, që mund ta ndiqni edhe më poshtë:

http://www.goproshkodra.com/wp-content/uploads/2019/10/video_0-2-2.mov