Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të darkojë mbrëmjen e sotme me aktorin e humorit Bes Kallaku.

Ka qenë ky i fundit që ka publikuar një foto në Instastory, ku të dy shfaqen të qeshur.

Vihet re që ndryshe nga herët e tjera, ata janë duke konsumuar vetëm djathë dhe domate shoqëruar me verë të kuqe.

Ndërsa nuk kanë munguar edhe batutat e Besit, i cili shkruan mbi foto: ‘2 malokë bio, me djathë damote bio’.

Kujtojmë që miqësia mes tyre ka lindur vite më parë dhe vazhdon ende sot.