E TURPSHME/ Shihni ku e ka hedhur Rama Shqiponjën e 100 vjetorit të pavarësisë (Foto)

0
166

Kreshnik Spahiu ka publikuar në rrjetet sociale një foto të pa publikuar më parë të simbolit të shqiponjës, e cila ishte vendosur në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 2012.

Ajo u larguan nga sheshi që mban emrin e saj, në afërsi të doganës së Tiranës në kuadër të punimeve për vijimin e projektit të Unazës së Re, ndërsa Edi Rama nuk ka nguruar të akuzojë qeverinë paraardhëse për vendosjen e këtij simboli që sipas tij, ishte i turpshëm.

Ndërkohë ai u larguar nga rrethrrotullimi në orët e vona të natës disa muaj më parë, e pavarësisht debateve dhe polemikave që hapi, nuk u dha asnjë sqarim zyrtar.

Foto e mëposhtme është realizuar në momentin kur ajo është hequr nga bazamenti ku qëndronte, dhe është vendosur shkujdesshëm në mes të rrugës ç’ka të krijon një imazh aspak të mirë për simbolin kombëtar.

“Shiko ku e ka hedhur shqiponjën Edi Rama“, shkruan Spahiu përkrah fotos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here