Me zhvillimin e teknologjisë gjithnjë edhe më shumë njerëzit janë të prirur të komunikojnë me anë të postët elektronike, mesazheve në smartphone duke qëndruar larg letrave dhe sidomos shkrimit të dorës.
Edhe nëse u duhet të shkruajnë me shkrim dore një letër, është e sigurt se shumë pak respektojnë rregullat drejtshkrimore dhe terminologjinë e saktë.
Dje Bieta Sulo në program ka bërë një lojë me të ftuarit e saj ku u ka kërkuar të japin versionin e shkrimit të dorës të gërmës “H”.
Natyrshëm të gjithëve u erdhi ndërmend koha e largët e Abetares dhe e gërmave të lakuara bukur dhe estetikisht fine. Por ja që asnjë nga të ftuarit nuk e dinte versionin e saktë se si shkruhej gërma “H” me shkrimin e dorës.
Armand Peza iu afrua disi versionit të saktë edhe pse në fakt shkruhej ndryshe. Kështu një gërmë ngjalli debat në televizion për të gjetur versionin e saktë, për t’u zhvendosur më vonë edhe në faqen e Bietës në Instagram .
Iva Tiço ka qenë një ka personat që ka mbështetur versionin e Mandit por në fakt Bieta e ka vërtetuar se në fakt sipas alfabetit zyrtar “H”, që gjithnjë ka qenë më e vështira, shkruhet kështu:
Epo debati në studion e Bietës na bëri që t’i rikthehemi edhe njëherë Alfabetit. /Blitz.al/