Super e talentuar! E kishit dëgjuar ndonjëherë Oriola Marashin teksa këndon si soprano?

0
141

Oriola Marashi është një ndër modelet më të njohura shqiptare, e cila e ka treguar për publikun që në fillimet e saj talentin në muzikë.

Më herët, ajo është marrë me opera dhe duket se ende vazhdon t’i rikthehet këtij pasioni.

Miku i saj, këngëtari Alban Ramosaj, ka ndarë me ndjekësit në InstaStory disa video të Oriolës e cila shfaqet duke kënduar dhe duhet ta pranojmë se na la pa fjalë! Modelja shfaqet tërësisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht.

E veshur me një fustan të zi të gjatë, ajo qëndron në skenë teksa tregon më së miri talentin e saj si soprano.

Më herët, Oriola kishte paralajmëruar se do të sillte një këngë nën emrin e labelit “OTR”, pjesë e të cilit ishte disa muaj më parë. Mirëpo, marrëdhëniet e saj me Noizy-n u prishën dhe planet mbetën të parealizuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here