Aktorja Delina Disha mori një mori kritikash në lidhje me rolin e saj si Shote Galica. Ajo portretizoi rolin e heroinës dhe një ndër batutat e saj që nuk u prit mirë ishte: “Ku i kam ata burrat e Kosovës që ndihen vetëm nëpër dasma.

Ani çfarë i keni bërë serbit juve, vetëm i keni thurur këngë edhe lavde!”
Pas rolit të saj si Shote Galica në emisionin “Klanifornia”, aktorja Delina Disha mori kritika të shumta.

Këtyre kritikave ajo u është përgjigjur duke sqaruar se skeçi i saj lidhej me një udhëtim që kishte bërë drejt Krujës, ku kishte parë varrin e heroinës në gjendje të mjerueshme.

Aktorja Disha gjithashtu krahas reagimit të saj publikoi edhe një foto të varrit të Shote Galicës, ndërsa u bën thirrje të gjithëve që t’i kërkojnë falje publikisht.

Aktorja Delina Disha mori një mori kritikash në lidhje me rolin e saj si Shote Galica. Ajo portretizoi rolin e heroinës dhe një ndër batutat e saj që nuk u prit mirë ishte: “Ku i kam ata burrat e Kosovës që ndihen vetëm nëpër dasma. Ani çfarë i keni bërë serbit juve, vetëm i keni thurur këngë edhe lavde!”

Kjo batutë bëri që të gjithë të shpërthenin në komente negative dhe i kërkonin aktores që të kërkonte falje publike për fyerjen që u kishte bërë shqiptarëve të Kosovës.

(E.S. Dosja.al)