Rama e ‘vulos’ për çeljen e negociatave: Nuk jam optimist për javën e ardhshme (U ankohet mediave të huaja)

0
113

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për Irish Times, ka folur për mundësinë që Europa t’i thojë jo çeljes së negociatave me Shqipërinë, që sipas tij është një problem që lidhet me politikat e brendshme të BE-së.

“A jam optimist? Jo”, tha Rama për The Irish Times, ndërsa ka shtuar më tej: “Nuk ka shumë vend për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Evropë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme. “Ndërkohë që Rama ka folur dhe për Reformën në Drejtësi duke thënë se vendi po pastrohet nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

“Ne pastruam aq shumë sa gjykata kushtetuese është fshirë praktikisht. Dhe tani ata [BE] thonë: “Mirë, ju pastruat por nuk keni gjykatë kushtetuese”, citohet Rama nga Irish Times.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here