“Daja” i pezmatuar me “Brryli Brodway: S’më bëtë të famshëm, ju rrita faqen, jam dikushi. Fjalimet e mia i marrin 50 brylat e Shqipërisë

0
175

I qeshur, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur për memet pikante që qarkullojnë në rrjet për të.

Teksa është ngacmuar në një intervistë për Dosja.al për memet që publikon faqja “Brryli Broadway”, ai ka deklaruar se djemtë që punojnë për këtë faqe janë të talentuar.

Shehi ka theksuar ai ndoshta imazhi i tij i ka rritur kësaj faqe edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Të gjithë më pyesin për këtë sepse ata më kanë përdorur mua për këtë si maskë. Fatmirësisht për mua përveç këtyre humoreve, që shpeshherë mund të jenë të ekzagjëruara, ajo përcjellja është pozitive.

Ata janë një faqe e pëlqyeshme,e pranueshme. Unë nuk kam asnjë gjë kundër tyre, se puna e parë që do bëja ishte t’u kërkoja të hiqnin nofkën. Me ta nuk mund të them që ndaj ide.

Atyre bravo i qoftë ata kanë talent, janë të talentuar dhe e kanë për veten e tyre. Ndoshta i kam ndihmuar për të rritur faqen. Por unë nuk jam i famshëm se më nxjerr brryli.

Fjalimet e mia i kanë marrë dhe i ka përdorur 50 brylat Shqipërisë sepse unë jam dikushi se jam munduar t’i afrohem të vërtetës.”, është shprehur Dashamir Shehu.

code it albania
Kriza politike, shkarkimi i presidentit, negociatat me BE-në dhe marrëdhënia me Ramën, këto kanë qenë temat për të cilat, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur gjerësisht në një intervistë për Dosja.al.

Për Shehin, Rama aktualisht po bën një teatër politik, pasi sipas tij nuk e do realisht shkarkimin e Metës. Zërave se mund të ketë një 17-maj të dytë Rama-Basha ai iu përgjigjet se kjo është e pamundur.

Ish-ministri ka folur hapur edhe për opozitën e re, duke e quajtur Rudina Hajdarin, pa peshë politike. Ndërsa për çështjen e negociatave ai është shprehur se duhet të plotësohen 9 kushtet e Bundestagut.

Pas përplasjeve në selinë rozë, për të nga radhët e PS-së, politikani që tregon maturi është Ditmir Bushati.

J.V/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here