“Ku mora vesh unë ç’putha!”, Rita Lati rrëfen puthjen e filmit “Parrullat” me Artur Gorishtin: Aq desha…

0
122

Aktorja e humorit, Rita Lati, ka rrëfyer momentet e sikletshme nga filmi “Parrullat” i regjisorit Gjergj Xhuvani. Në një nga fragment të filmit, Rita dhe Artur Gorishti janë puthur.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “E Diell”, aktorja shumë e dashur për publikun tregon.

“Binte shiu litar nga zjarrfikësja, Artur Gorishti që më shikonte në sy dhe dyshonte nëse do e puthja seriozisht duke qenë se jam aktore humori. Unë aq desha, mora forca dhe me ujin që na përplasej në fytyrë, mbylla sytë dhe pastaj nuk mora vesh më ç’putha”, u shpreh Rita Lati duke shkaktuar të qeshura në publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here