Protesta e Astir: Persona të veshur civil fusin me dhunë në makinë një protestues (VIDEO)

0
129

Protesta e Astirit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Ndërkohë që me mbërritjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjithçka ka kaluar me qetësi, por me sa duket forcat e Policisë nuk kanë pritur aspak sa iu përket arrestimeve.

Fax News ka siguruar pamjet e arrestimit të ndodhur vetëm pak çaste më parë të njërit prej protestuersve, emri i të cilit ende nuk dihet, nga persona të veshur civil dhe pa mjete identifikuese.

Personi në fjalë është futur me forcë në makinën e Policisë nga persona civil të cilët e kanë rrethuar dhe futur me dhunë në mjetin e policisë.

http://www.goproshkodra.com/wp-content/uploads/2019/10/video_0-3.mov

(F.GJ/FAXWEB.AL)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here