“Katastrofë, këngëtarët zgjidhen me mik”, ndjekësit masakrojnë Ardit Gjebrean, moderatori tregohet i ashpër

0
92

Moderatori Ardit Gjebrea është përfshirë në një debat të ashpër me ndjekësit e tij, dhe shkak për këtë janë bërë këngët konkurente në festivalin “Kënga Magjike”.

Ashtu si pas çdo puntate të prezantimit të pjesëmarrësve të“Këngës Magjike”, edhe mbrëmjen e djeshme moderatori ka ndarë disa foto me artistët, të cilët i quan Big.

Dy ndjekës e kanë kritikuar për pjesëmarrjen e këngëtares spanjolle “Mar Shine”, konkurimin e të cilës e quajnë të padrejtë dhe në shkelje me rregulloren e festivalit. Por kjo nuk u prit mirë nga Arditi, ndërsa ndjekësit e kanë akuzuar më tej se juria dhe pjesëmarrësit futen me mik.

Debati:

Ndjekësi 1: Mua nuk me pelqen fare kjo ideja e te sjellurit kenge te huaja ne kenga magjike! Nuk duhet te vihen ne gare artistet shqiptare me ato te huaj, sepse artistet shqiptare nuk i kane mundesite siq i ka nje artist i huaj!

Nje nder rregullat e kategorise Big , eshte qe artisti duhet te kete mbi 10.000.000 klikime ne YouTube qe te quhet Big. Artistja nga spanja nuk i ka! Kompeticionet ku ajo ka marre pjese, nuk permenden ne rregulloren e KM qe te quhet BIG! Pse eshte BIG? Ju vete personalisht keni thene se KM i sherben muzikes shqiptare! Nje mision te tille nuk e shoh me! Nuk merr fame KM neper bote, nga kengetare te huaj qe skane bere emer ne vendin e tyre! Me vjen keq qe KM po prishet dhe po humbet interesin e artisteve shqiptare qe me te vertet jane BIG! Suksese gjithsesi!!

Gjebrea: Është vetëm java e 4t, ka edhe 7 të tjera deri në natën finale, ndërkohë që si mund të nxjerrësh konkluzione për artistët shqiptarë kur ti nuk e di ende se kush do jetë? Për më tepër ti mendon që unë do prish krijesën që dua më së shumti??? Sorry por qetësohu pak dhe nëse nuk të pëlqen idea e këngëve të huaja në Festival, duhet të kuptosh që tashmë është një realitet. Ashtu siç më duket e çuditshme të shkruash që artistët shqiptarë nuk i kanë kushtet e artistëve të huaj…. Ky kompleks iferioriteti më duket i tejkaluar tashmë në të gjitja drejtimetSa për artisten spanjolle, mjafton ta dëgjosh live dhe e kupton pse është Big, pa folur për trofetë e saj…

Ndjekësi 2: Kënga magjike kto 2-3 vjetët e fundit është katastrofë , në juri dhe pjesmarrsit si këngëtarë futen me shoqëri ose miqsi. Prandaj dhe kemi dhe një tregë muzikor shumë të varfër, ku këngëtarët tonë nuk njihen as në shtet fqinje. Pra me pak fjalë është ba si teatêr kukullash, ku më shumë i jepet rëndesi fustani ose luku i pjesmarrses , sesa kënga .

Ndjekësi 1: Faleminderit per pergjigjen dhe komentin! Perseri jam i mendimit qe Ju si producent ose festivali juaj abuzon me titullin BIG! Mbaj mend kur jepej Sanremo, Ju u habitet qe Mahmood ishte ne kategorine Big dhe per cudi fitoi festivalin dhe doli ne vend te dyte ne ESC! Madje rezultat me te mire se artistja qe ke ne juri! Une lexova rregullat e KM per kategorine BIG dhe nuk gjej perputhje me argumeti tuaj! Zeri nuk eshte kriter per te qene BIG dhe trofete qe njeh rregullorja e Km jane vetem ato te fest rtsh, top fest, the voice apo x Faktor! Kjo eshte akoma nje padrejtesi ndaj artisteve nga shqiperia! Edhe artistet e rinj kane super ze , por kjo si ben big sipas rregullores!
Nuk e di per cfare realiteti e keni fjalen… por une them qe nje kenge e huaj nuk Mund te konkuroje me 50 kenge shqiptare apo anasjelltas! Sepse nuk jane ne kushte te barabarta!

Gjebrea: Kënga Magjike nuk e njeh konceptin miqësi dhe shoqëri!

Fjalën abuzim në adresën time nuk ta lejoj. Nëse të përgjigjem, e bëj jo vetëm për ty, por për të gjithë ata që lexojnë dhe mund të kenë pikëpyetje. Rregullat e këtij viti kanë ndryshuar totalisht dhe Kënga Magjike mbylli një kapitull 20 vjeçar dhe ka hapur një të ri që do sjellë shumë surpriza deri në natën Finale. Shumica nuk do jetë më si më parë.

Ndjekësi 1: Te kerkoj ndjese per fjalorin e papershtatshem! Une si konsumator (ndjekes) i produktit (festivalit tuaj) i rregullt kam pikepyetjet e mia dhe une nuk e bej me ndonje qellim te keq te shpreh nje mendim ne lidhje me nje risi te KM! Gjithsesi te uroj sukese ne kapitullin e ri te KM dhe nje keshille dashamirese: ne kuader te internacionalizimit te festivalit quaje me mire „Magic Song“! Mbase pershtatet me mire me kapitullin e ri te kenga magjike! Faleminderit per kohen tuaj!

Ndjekësi 2: Ky është mendimi yt, por une e ndjek këngën magjike që kur ajo doli për herë të parë. Gjithsesi Kështu ndothë në vendin tim, së i thonë Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here