“Na pret një dimër i gjatë”, rikthehet protesta e studentëve

0
116

Me nisjen e vitit të ri akademik 2019-2020, janë rikthyer protestat e studentëve.

Mëngjesin e sotëm, një grup aktivistësh të lëvizjes studentore, që intensifikoi aksionin e saj në dhjetor të vitit të shkuar, janë mbledhur para godinës së Ministrisë së Arsimit, në shenjë vazhdimësie të qëndresës së tyre kundër Ligjit të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

“Arsim publik falas”, vijon të mbetet thirrja kryesore e studentëve, të cilët pavarësisht “Paktit për Universitetin”, që u arrit pas protestave të dhjetorit, paralajmërojnë vijimin e tubimeve.

“Ne do të vazhdojmë betejën dhe nuk do të ndalemi derisa të përmbytet ligji për Arsimin e Lartë. Ne do të vijojmë të socializohemi duke u bërë bashkë për ndryshime të mëdha.

Ka një ndryshim të kodit penal që na thonë nëse bllokon rrugën ligjin do të dënohemi deri me tre vjet burg, por kjo nuk na pengon për të vijuar protestën.

Do të jemi të bashkuar për betejën që na bashkon, për arsim publik falas.”– është shprehur për mediat një prej studenteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here