Rreth 1000 topa të humbur pasi kanë dalë jashtë stadiumit, shikoni vendin e mrekullueshëm ku luan klubi zviceran

0
133

Gspon është një klub amator futbolli, nga alpet e Zvicrës, i cili luan në një fushë me të vërtetë të mrekullueshme.
Stadiumi në të cilin luan ndeshjet ky ekip quhet “Ottmar Hitzfeld”, në nder të ish-sulmuesit të Gjermanisë, i cili nga 2008 deri në 2014 drejtoi kombëtaren e Zvicrës.

Stadiumi ndodhet në alpet e Zvicrës, rreth 2000 metra mbi nivelin e detit. Sipas asaj që shkruan “BBC”, mesatarja e tifozëve për ndeshjet e këtij ekipi është rreth 50 tifozë për ndeshje.

Thuhet se në gjithë historinë 40-vjeçare të këtij klubi, janë humbur rreth 1000 topa. Kjo ndodh për shkak se topat dalin jashtë stadiumit, dhe shkojnë larg.fcgspon

Një nga lojtarët e këtij ekipi si Alfons Briger, në një intervistë të dhënë është shprehur: “Shumë herë topat shkojnë rreth 100 metra poshtë stadiumit. Ndonjëherë shkojnë edhe 200 apo 300 metra më poshtë. Kjo është mjaft acaruese.”, u shpreh futbollisti.

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here