Vit akademik “në zi”/Mbyllen 11 degë në Elbasan, në Shkodër nuk regjistrohet asnjë në Fizikë

0
140

Ditën e sotme ka nisur në të gjithë Shqipërinë viti akademik 2019-2020. Teksa studentët u janë drejtuar auditoreve, këtë vit mund të themi se viti akademik ka nisur me zi.

Kjo pasi çdo universitet ka rënie të numrit të studentëve. Ndërkohë disa degë janë mbyllur pasi nuk kanë pasur asnjë student të regjistruar.

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, janë mbyllur 11 degë. Ndërkohë që janë regjistruar 1499 studentë nga 3079 kuota të lira.

Kështu në Elbasan janë mbyllur degët: Filozofi-Sociologji, Matematike-Informatike, Fizike-Kompjuterike, Gjuhe Shqipe dhe Rome, Edukim qytetar, Gjuhe Frenge, Gjuhe Italiane, Gjuhe gjermane, Gjeografi dhe gjuhe Italiane, Histori dhe Gjuhe Gjermane dhe Histori Gjeografi.

Në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin kryetarja e Qarkut Lindita Rova, kryetari i bashkisë Flamur Golemi dhe prefekti i qarkut Astrit Aliaj.

Prefekti Aliaj deklaroi se ky vit akademik, ka shënuar rënie të regjistrimeve të studentëve në këtë Universitet, sipas “Fax News”.

Rektori Bektash Mema pohon së në total janë 500 studentë të regjistruar ku 250 prej tyre kanë zgjedhur programet dy vjeçare për shkak të mesatares.

Ndërkohë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, ceremonia hapëse u mbajt në godinën e re të Fakultetit Ekonomik e cila vitin e kaluar u bë “mollë” sherri mes grupimeve të studentëve të protestues dhe rektoratit. Ndërkohë në degën e fizikës ka 0 regjistrime dhe është e vetmja degë që rrezikon të mbyllet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here