A është bio Olta Gixhari? Rrëfehet aktorja: “Do të më vinte turp të gënjeja!” (FOTO)

0
91

Olta Gixhari ka pasur një bisedë online me ndjekësit e saj në Instagram, ku u është përgjigjur shumë pyetjeve kureshtare, nga pesha te ndërhyrjet e mundshme që mund të ketë bërë.

Kështu aktorja simpatike ka zbuluar se është mbipeshë kur ka treguar se peshon 64 kilogramë dhe është e gjatë 1,69 cm.

Olta Gixhari e ka pranuar se është shumë e dashuruar dhe me siguri ky pohim ka të bëjë me lajmet e publikuara së fundi, ku aktorja shfaqet nën shoqërinë e një mashkulli misterioz, (lexo këtu).

megjithatë kurioziteti i fansave të saj ka qenë edhe sekreti i bukurisë. Aktorja është pyëtur për ndonjë ndërhyrje të mundshme në fizik apo fytyrë dhe përgjigja e saj ka qenë kjo:

“S’kam asgjë të bërë!”

Olta Gixhari shprehet se nëse do të kishte bërë diçka, atëherë do t’i vinte turp të gënjente për një gjë të tillë pasi do të ishte e dukshme!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here