Ish-deputeti sjell krahasimin përmes fotove: Effenbergun nuk e falën, po Borschardt-in?

0
115

Teksa risjell në kujtesë veprimin e ish-kapitenit të Gjermanisë, Stefan Effenberg, i cili në Botërorin e 1994 në SHBA, i cili përballë Koresë, do të bënte të njëjtin gjest me diplomatin e OSBE, Bernd Borchardt, nën/kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sërish për sjelljen e turpshme të zyrtarit europian dy ditë më parë.

Vasili thotë se përderisa nuk u fal futbollisti, pse duhet të falet një zyrtar i Bashkimit Europian.

Reagimi i plotë:

Effenbergun nuk e falën po ambasadorin???

Nje gjerman shume i famshem, ylli i kombetares gjermane te futbollit Stefan Effenberg u debua nga Skuadra Kombetare per gjestin e tij te ngritjes se gishtit te mesit.

Kjo ndodhi ne vitin 1994 gjate Kampionatit boteror ne SHBA, kur Effenberg po dilte nga fusha gjate ndeshjes Kore- Gjermani.

Plot 25 vjet me pare Effenberg nje nga yjet e futbollit gjerman u denua shume rrepte per kete gjest.

Bile Federata Gjermane e futbollit ka vendosur edhe gjobe te vecante per nje gjest te tille.

Futbollistet,qe perjetojne dhe trasmetojne emocione te jashtezakonshme nuk falen per gjestet e tyre qofshin edhe yje.

Po ambasadoret qe ngrene gishtin e mesit e qe bejne gjeste te tilla te shemtuara si mund te falen???

(F.GJ/FAXWEB.AL)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here