“Është shumë rëndë po të themmm!”, vajza me babanë e sëmurë ulërima në kupë të qiellit, qytetari: S’i hapnin derën, donin rryshfet

0
165

Shërbimi spitalor në Shqipëri ndodhet në një situatë tepër alarmante. Përveç faktit se kur të shkosh në spital duhet të kesh xhepin plot, shqiptarët përballen edhe me situata ku i mungon shërbimi, edhe ai emergjent.

Një rast i tillë është denoncuar edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku një qytetare nuk është lejuar të hyjë në sanatorium për të vizituar babain e saj në gjendje të rëndë.

Sipas një qytetari që ka filmuar momentin, portierja nuk e lejon vajzën që të hyjë brenda për vizitë pa shkuar ora 12, edhe pse babai i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në videon e dërguar dëgjohen të bërtiturat e vajzës ndaj portjeres e cila pavarësisht të thirrurave nuk e lejon të hyjë.Nga videoja dëgjohet vajza me babanë në krah e cila i thotë:

”Është rëndë moj është rëndë.”

Më vonë qytetari shprehet se portjerja, pasi e pa që nuk i dha asnjë rryshfet dhe vajza e babait të sëmurë i tha se nëse i ndodhte gjë të atit do e paguajë, ajo vendosi që t’i hapte derën.

Nuk është hera e parë që shqiptarët përballen me situata të tilla në dyert e spitaleve.

Është për të ardhur keq që nga premtimet për një shëndetësi falas, jemi në një situatë ku askush nuk kurohet pa “u hedhur pak” që në hyrje të spitalit.
Denoncimi i plotë i qytetarit:

”Shifni dhe portierja tallet me te sëmurin. Nuk e le te hyje ,tani ka ndodhur Nga spitali i sanatoriumit.

Personi ishte ne gjendje te rende, shum i semure, kurse portieria nuk e lejonte te hynte duke i then prit oren 12. Duket dhe nga britmat e te bijës.

Pasi e sorollati disa mintu sepse dhe e pa qe ata si dhan rryshfet u detyru ti hapte derën. Kur e bija e te semurit i tha nese babit i ndodh dicka do e pagush ateher portierja hapi deren.

Kjo eshte shendetsia qe duam po spagove dhe portieja te vdes,e jo me te tjerët.”

http://www.goproshkodra.com/wp-content/uploads/2019/10/video_0-5-2.mov

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here