Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Miço Papadhopulli

0
109

Futbolli shqiptar vajton ndarjen nga jeta të një ikone të madhe, një njeri të madh si Miço Papadhopulli.

Ish futbollisti i Partizanit, ish drejtues i Federatës Shqiptare të Futbollit, “Daja” siç njihet në opinionin sportiv, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

Papadhopulli konsiderohet si një nga personazhet më të njohur të futbollit shqiptar, mbi të gjitha një prej ikonave të klubit Partizani në vitet 1950-1960 ku fitoj dhe 6 tituj kampion.

Mico Papadhopulli gjithashtu ishte një nga lojtarët më të spikatur edhe në ekipin Kombëtar. Ish legjenda e kuqe, pas futbollit të luajtur vijoi përkushtimin e tij për këtë sporti duke qenë pjesë e FSHF-ës në vitet e 69-72 si shef teknik, duke u nderuar më pas dhe me titullin President Nderi i FSHF-ës.

Pedagog në ILKF dhe anëtar i Komisionit Teknik në FIFA e UEFA, një personazh që ndër vite fitoi respektin e futbollit shqiptar, i urtë dhe i dashur nga të gjithë.

Homazhet në nder të ikonës Papadhopulli do te kryhen tek Muzeu Historik në orën 12:00-15:00 ndërsa varrimi do të bëhet ne Sharrë në orën 16:00.
(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here