“Mbaroni detyrat ose ju çova te dhomat e gazit”/ Pushohet nga puna mësuesja, pas “batutës” ndaj nxënësve

0
104

Një mësuese u pushua nga puna fill pas një “batute” të pavend, drejtuar nxënësve të saj.

Gruaja gjendej përballë një auditori me 28 10-vjeçarë, ku 11 prej tyre ishin hebrenj. Sipas prindërve, mësuesja u dëgjua të shprehej:

“Bëni mirë t’i përfundoni detyrat ose do t’ju shpie të gjithëve te dhomat e gazit.”

Njëri prej nxënësve e kundërshtoi dhe mësuesja tha se ishte thjesht shaka duke u kërkuar më pas të mos i tregonin askujt asgjë.

Sidoqoftë, studentët lajmëruan prindërit dhe lajmi u shpërnda me shpejtësi në grupet shkollore në Whats App. Prindërit telefonuan menjëherë stafin drejtues dhe kërcënuan se nëse mësuesja nuk pushohej, do t’i largonin fëmijët e tyre nga shkolla në fjalë. Kështu, bordi i godinës arsimore mbajti një mbledhje të menjëhershme ku vendosi largimin e mësueses.

Shkolla, në të cilën gjenden 203 nxënës të moshave 4-11 gjendet në Radlett, Hertfordshire, një fshat ku rreth një e katërta e 8,000 banorëve janë hebrenj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here