Fotolajm/ “Herë tjetër kujdes me veshjen!”, xhaketa xhinse e Gjuzit acaron Ruçin, si dukej në Kuvend konservatori

0
175

Me praninë e Kujtim Gjuzit në Kuvend, show është i garantuar, aq sa nuk vihet re as mungesa e Edi Ramës që është nisur me mision në Bruksel.

Që të bëjë tentativat e fundit për të bindur BE-në që të çelë negociatat.

Që në nisje të seancës së sotme parlamentare Gjuzi kërkoi fjalën duke akuzuar Gramoz Ruçin se kishte shkelur rregulloren e Kuvendit, dhe iu kishte hequr të drejtën e interpelancës me kryeministrin, duke e kërcënuar më tej kreun e Kuvendit se ndaj tij mund të niste një mocion mosbesimi.

“Kini kujdes zoti kryetar, ne nuk i kemi votat për tiu shkarkuar, por mund tiu bëjmë një mocion mosbesimi”, kërcënoi Gjuzi, ndërkohë që nuk vonoi as përgjigja  e kryeparlamentarit Ruçi.

“Kujdes ju zoti Gjuzi, së pari duhet të njohësh rregulloren e Kuvendit, së dyti duhet të shohësh etikën dheg gjuhën me të cilën komunikon, dhe së treti të vishesh në bazë të asaj që parashikon rregullorja e Kuvendit”, u shpreh i prerë Ruçi.

Kreu i Partisë Konservatore është paraqitur në seancën e sotme plenare me xhinse, këpucë me majë dhe me një xhup sportiv, dhe kjo veshje duket se nuk i ka pëlqyer Gramoz Ruçit.


(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here