Shembja Teatrit, Rita Gjeka: Është si të shesësh unazën që ta ka lënë nëna

0
116

Drejtoresha e teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka është shprehur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

E ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Gjeka e krahasoi shembjen e Teatrit me shitjen e një unaze që ta lë nëna.

Rita Gjeka: “Për mua ka qenë, është dhe do mbetet utopike. Është si të nxjerrë në shitje një unazë që ta ka lënë nëna. Nuk mundesh. Teatri është një unazë e një kombi, pa asnjë diskutim.

Është një thesar, le të themi. Aroma e atij teatri sado e rëndë që është, mua do të më mungonte. Kam shumë kujtime tek ai teatër. Nuk mendoj se do ta shembin ose unë jam aq e sëmurë si optimiste saqë nuk besoj në të keqen e fundit.”

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here