Vijojnë tërmetet e fuqishëm, kësaj radhe me magnitudë 6.3 ballë. Ja epiqendra!

0
226

Filipinet u goditën sot nga një tërmet i fortë që tronditi rajonet jugore të vendit.

Tërmeti, i cili sipas autoriteteve vendase kishte magnitudë 6,3 ballë sipas shkallës Rihter, shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe daljen e njerëzve nga banesat. Autoritetet raportuan se katër persona kishin nevojë për ndihmë mjeksore.

“Kemi marrë njoftime për dëme, por ende po i verifikojmë. Në këtë moment jemi relativisht mirë”, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit Kidapawan, Joseph Evangelista, në një intervistë për radio.
Tërmeti ndodhi rreth orës 7:30 pasdite. Nuk ka paralajmërim për cunami.

Në më pak se një orë, tërmeti u pasua nga një tjetër lëkundje më magnitudë 5,5 ballë në provincën Sultan Kudarat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here