Gruaja më pjellore në botë/40 vjeçe dhe ka 44 fëmijë, mjekët i luten të mos lindë më

0
174

Quhet Mariam Nabatanzi dhe me siguri mund të quhet gruaja më pjellore në botë. Ajo është vetëm 40 vjeçe, por ka sjellë në jetë plotë 44 fëmijë. Megjithatë, mjekët kanë thënë se nuk merren më me këtë femër në Ugandë, pas lidhjes së fëmijës së 44-t.

Miriam ka lindur 4 herë binjakë, pesë herë trinjakë dhe pesë herë katërnjakë. Vendasit e quajnë atë gruan më fertile në botë. 40 vjeçarja ka mbetur e vetme në rritjen e 44 fëmijëve pasi burri e la disa vite më parë.

A family photo of Mariam’s hanging on her wall in Uganda.

Tashmë që është në moshën 40 vjeçare mjekët ia kanë ndaluar në mënyrë kategorike të lindë fëmijë të tjerë, pasi zbuluan se babai i saj kishte pasur 45 fëmijë me gra të ndryshme.

Gruaja u shit për t’u martuar me të shoqin në moshën 12 vjeçare dhe një vit më pas solli në jetë fëmijën e saj të parë. Tashmë që është vejushë, ajo punon si rrobaqepëse, parukiere dhe korr bar, për të siguruar ushqimin e fëmijëve.

Mariam Nabatanzi has several jobs to make ends meet.

Në një dokumentar të realizuar nga al Jazeera për të, ajo shprehet:

Përgjithësisht jam munduar t’i edukoj. E kam ëndërr që fëmijët e mi të shkojnë në shkollë. Duhet të bëj çdo gjë që ata të shkollohen.
Nuk mund të them se më bezdisin, sepse janë fëmijët e mi. As nuk kam në plan t’i braktis pasi të gjithë janë fëmijët e mi”.

Sipas ekspertëve, lindja kaq e shpeshtë e gruas i dedikohet një lloj hiper-ovulimi që ka mitra e saj.

Gjinekologu Dr Chales Kiggundu tregon:

Disa gra kanë 10-12 vezë potencialisht të pllenueshme çdo muaj. Disa të tjera kanë shumë më shumë, ndaj edhe mundësitë për të ngjizur fëmijë janë më të larta”.

Burim: 7News|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here