6 vite larg muzikës e Julka nuk ka më të voglën pendesë; Ja çfarë e mban 39-vjeçaren larg këngëve e albumeve

0
126

Julka Gramo është një nga këngëtaret më zërin më karakteristik, këngët e së cilës ende kujtohen e luhen në radio!
Ndonëse 39-vjeçarja, nënë e dy djemve është shkëputur nga tregu muzikor për më shumë se 6 vite ,kemi mundësi ta dëgjojmë në radion NRG, radio të cilën bashkë me bashkëshortin e saj, Andy Gramm, e drejtojnë plot pasion e dashuri.

Mund të themi se Julka ka qenë me fat, pasi edhe pse ka bërë pushim nga muzika, ende bën atë të cilën e quan: dashuria më e madhe, radioja dhe televizioni.

Për fat, vajza e qeshur dhe një nga personazhet më të dashur për publikun, nuk i ka munguar ekranit apo rrjeteve sociale. Por në një intervistë dhënë së fundmi ajo pohon se pavarësisht angazhimeve në punë, Julka pranon se djemtë vijnë gjithnjë të parët në jetën e saj dhe bën çmos të kalojë sa më shumë kohë pranë tyre.

Ajo u shpreh se muzika i merrte shumë kohë dhe pasi solli në jetë dy djemtë e saj, nuk dëshironte të sakrifikonte kohën e tyre për karrierën në tregun muzikor. E nga një vështrim i shpejtë në Instagramin e Julkës kuptojmë që ajo ka marrë vendimin e duhur e është mëse e lumtur ! /Living/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here