Çfarë po bëni për Alvinin 11 vjeçar zoti ministër?! Cakaj pa përgjigje konkrete: E kam gjuhën…

0
100

I pyetur nga gazetarja e Fax News Eksiola Shehu, se çfarë po bëhet për tërheqjen e Alvin Berishës nga kampi Al Hol në Siri, rast i cili u bë publik nga emisioni investigativ ‘Le Iene’.

Ministri i deleguar i jashtëm Gent Cakaj tha se ky rast po keqpërdoret, por pa mundur të japë asnjë sinjal pozitiv për të neutralizuar ‘keqpërdorimin’ sipas tij të çështjes në fjalë.

“Ky rast të mos kepërdoret se është çështje që shkon përtej diplomacisë sepse dhe shtetet e tjera nuk i kanë tërhequr ende shtetasit e tyre.

Kërkohet mirëkuptim, sepse po punojmë dhe gjuha ime është e kujdesshme dhe duhet të ruaj konfidencialitetin për këtë çështje“, u shpreh Cakaj duke cituar fjalë për fjalë atë çka tha shefi i tij, Edi Rama në konferencën e tij të një dite më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here