Ekstremistët grekë do të zbarkojnë në Shqipëri, priten protesta në Kapshticë

0
117

Lidhur me vrasjen e ekstremistit grek Konstantinos Kacifas më 26 tetor vitin e kaluar në Bularatë, pritet që ekstremistët grekë të zbarkojnë në Shqipëri. Eksremistët grekë kërcënojnë se do marin hak, për vrasjen e Konstantinos Kacifas.

Faqa “Lajme Patriotike Shqiptare”, ka bërë të ditur lajmin duke kërkuar nga policia e shtetit që të jenë në gadismëri. “Lajme Patriotike Shqiptare” kanë njoftuar se: ” Zyrtare në 26 tetor në Shqipëri do vijnë ekstremistë grekë. Ju ftojmë e ju njoftojmë që kush dëshiron në këtë ditë ne bëjmë një protestë të bllokojmë kufirin në Kapshticë kush dëshiron të bashkohet me ne në datën 26 tetor do zhvillojmë protestë ftojmë çdo patriot”.

Gjithashtu mediat greke kanë bërë të ditur faktin se në Shqipëri më 26 tetor do priten protesta dhe gjithashtu do të bllokohet kufiri në Kapshticë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here