Linda Rama mallëngjen shqiptarët pas dështimit të negociatave, poston thënien e Kadaresë: Jemi në ankthin e humbjes së Evropës…

0
147

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka reaguar pas dështimit të hapjes së negociatave, për të disatën herë. Zonja Linda, ka postuar disa deklarata të Ismail Kadaresë në vitin 1996, lidhur me ankthin që ndjejnë shqiptarët, nga mundësia e “humbjes së Evropës”.

Në fakt, ky ankth i madh që zonja Linda përshkruan nëpërmjet fjalëve të Kadaresë, ka gjashtë vite që është prezent tek shqiptarët, që prej momentit që bashkëshorti i saj ka ardhur në pushtet. Nga ai vit, rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, është futur në një spirale të errët dhe të mbushur me dështime të njëpasnjëshme.

Sot, pas gjashtë vitesh, Edi Rama po u thotë shqiptarëve, se fajin për mos-hapjen e negociatave e ka Macron dhe problemet e brendshme të Francës.

Ndërsa zonja Linda, po përdor fjalët e Kadaresë, për të përshkruar artistikisht, ankthin e madh që ka kapluar shqiptarët, atë vetë dhe gjithë familjen Rama, nga frika e madhe se po humbasim Evropën.

Postimi i Linda Ramës:

“Kur ju dëgjoni emrin “shqiptar” ndoshta padashur, gjëja e parë që iu vjen ndër mend është imazhi tronditës i mijëra njerëzve që kacavirren me litarë në anije.

Të jeni të sigurt se për ata njerëz, ato anije ishin Evropa. #kadare #1996

Shqiptarët, e kanë humbur dy herë Evropën: në shekullin XV dhe nën sundimin komunist.

Sot, pas përmbysjes së komunizmit, shqiptarët jetojnë prapë në ankthin e humbjes së tretë të Evropës. Ju që jetoni në zemër të saj, nuk mund ta kuptoni se ç’është ky ankth”.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here