Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

0
145

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë një qendre tregtare.Sipas informacineve mësohet se viktimë ka mbetur drejtuesi i motoçikletës.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç. Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore. Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here