Nxorri emrat e vip-ave ngelësa, Pedagogu i kundërvihet Iris Luarasit: Duhen vendosur rregulla, cënoi privatësinë

0
120

Pedagogu dhe eksperti i ekonomisë Ilir Ciko, ka reaguar pas deklaratës së pedagoges së gazetarisë Iris Luarasit e cila në një emision televiziv ka përmendur emra personash të njohur të ekranit që i ka ngelur në lëndën e saj. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ciko ka theksuar se me deklaratën e saj pedagogia ka cënuar privatësinë e të tjerëve.

Ndër të tjera pedagogu Ciko ka shkruar se duhen vendosur rregulla të reja loje për të mos cënuar pa të drejtë privatësinë e të tjerëve. Kujtojmë se pedagogia Iris Luarasi ishte e ftuar ditën e djeshme në një emision televiziv ku ka zbuluar një fakt interesant lidhur me disa nga ish-studentët e saj, që tashmë janë emra mjaft të njohur për publikun e që më para pedagogia i kishte vendosur nota të ulëta ose i kishte ngelur në lëndën e saj.

‘Në fakt do ju them katër emra të cilët tani i kam shumë miq por në kohën kur ishin studentë kanë mbetur në klasë. Janë: Arbana Osmani, Jonida Shehu, Erl Murati dhe Artan Hasani’, ka thënë në një emision televiziv Iris Luarasi.

Tashmë të katërt personazhet e përmendura nga pedagogia janë pjesë e gazetarisë dhe televizionit.

Postimi i plotë:

‘Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si një person që e quan vehten pedagog mund të bëjë publike, madje me krenari e në emisione televizive, emra personash që i ka ngelur në lëndën e tij/saj, aq më tepër kur këta janë po aq, a në mos edhe më të njohur për publikun.

Kam 16 vite që kam përcjellë breza studentësh e në ato raste kur kam qenë i shtrënguar për të mos i kaluar, jam i sigurt që askush tjetër veç studentit dhe administratës së universitetit nuk është informuar për vlerësimin përkatës.

Nëse normat e etikës është vështirë të funksionojnë, besoj se duhen vendosur rregulla loje për të mos cënuar pa të drejtë privatësinë e të tjerëve’, ka shkruar pedagogu Ciko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here