Mesazhi i Klotildës nga Al-Hol: Jetojmë mes akrepave, zoti e di se kur do na marrin.Vëllai thirrje Ramës: Ndërhyni

0
118

Një audio e dërguar nga Klotilda Zani, e cila është në kampin Al-Hol është publikuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel.

Filimisht Klotilda tregonte se ishin mirë atje në kamp, por në mesazhin e dytë, Klotilda thoshte se po jetonin në kushte të këqija, në çadra prej leçke, ku kishte dhe akrepa apo gjarpërinj.
Mesazhi i Klotilda Zanit:

Lekët i mora jemi shumë mirë. Letra jote pas 3 muajsh ka ardhur.Jemi shumë mirë. Jemi vetëm gra dhe fëmijë. Burrat nuk e di ku i kemi.

Pjesa e dytë:

Ne jetojmë me çadra prej leçke, ka akrepa, gjarpërinj. Jeta pak e vështirtë këtu. Allahu do na ndihmojë. na kanë thënë që do na marrin, po Zoti e di se kur”.

Si e shpjegon dualitetin e motrës?

code it albania
Florini: ka menduar se do gjejë dicka më të mirë andej. Në fillimet e tyre kanë qenë mirë. Por tani situata është përkeqësuar.

Ishte besimtare? Po motra ishte besimtare, shkonte në xhami.

Elvis Naçi: Mos harxho energji për motrën tëndë. Ajo ka shkuar për të gjetur parajsën dhe ka gjetur ferrin.

Florin: I lutem kryeministrit të ndërhyjë për këtë problem.

Kuko: Te jeni të sigurt se po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë çështje. Unë do ta verifikoj dhe rastin tuaj Florin, që keni kërkuar ndihmë në polici.

(a.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here