Rama me gratë: Jeni më të zonjat e më të besueshme se burrat, anketat tregojnë se shumica juaj është me PS-në

0
115

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gratë që janë anëtare këshilli nëpër bashkitë e Shqipërisë ka deklaruar se Parti Socialiste votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat.

Ndërkohë që ka bërë apel për bashkëveprimin e tyre sa I përket fuksioneve qeverisëse. Rama tha se nuk duhet lejuar që gratë dhe vajzat të përdoren si dekor por që nisma e qverisë për përfshirjen sa më masive të grave në vendimmarrje të jetë e frytshme.

Kryeministri tha ndër të tjera se gratë janë më të besueshme për të çuar përpara vendin dhe si argument theksoi angazhimin e partisë që drejton për përfshuirjen e tyre në postet drejtuese dhe vendimmarrëse.

“Nisma e anetareve te kryesise se PS per bashkedrejtim te organizatave socialiste hap i konsiderueshem para, nje hap ambicioz dhe i guximshem.

Duhet materializuar si perpjekje e perbashket, e deputeteve, keshilltareve, ministreve, zv.ministreve. Te mos lejoni qe materializimi i kesaj nisme te jete fiktiv, te mos lejojme qe grate dhe vajzat te perdoren si dekor.

E diskutuam dje ne kryesi, me te drejte nje pjese shprehen shqetesimin se mos edhe kjo nuk na con me tutje sesa nje respektim formal i nje rregulli.

Ne ne PS e kemi ende nje sfide te hapur, ate ndaj formalizimit dhe fiktivitetit. Gjeja me e rendesishme dhe me shqetesuese per nje familje politike progresiste, eshte diferenca dramatike mes perfshirjes se grave ne territoret urbane dhe periferike.

Ne nuk na duhet thjesht perfshirje me e madhe e grave per te pasur barazi gjinore, por te pasur me shume njerez te afte dhe eficente.

Grate jane me te besueshme per ta cuar perpara kete vend, ne cdo pozicion. Ne kemi arritur aty ku nuk imagjinohej disa vjet me pare. Duhet te realizojme bashkekryesimin e grave dhe burrave ne organizatat socialiste. Nuk realizohet nese grate qe jane ne keto nivele nuk marrin persiper ta udheheqin kete proces

PS partia me e votuar nga grate dhe vajzat, e tregojne te gjitha anketimet. E konfirmojne proceset zgjedhore. Ne kemi potencial shume te madh ende te pacliruar, jo vetem ne funksion elektoral. Potencial shume te madh per me shume fryme, seriozitet, eficence te gjithe organizmeve tona ne komunitet”, tha Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here