Rasti i Alvinit 11-vjeçar, opozita kërkon interpelancë në Kuvend

0
98

7 deputetë të opozitës kanë kërkuar interpelancë me ministrin Gent Cakaj në Kuvend për rastin e 11-vjecarit Alvin Berisha, i cili ndodhet në kampet e luftës në Siri.

Ka qenë iniciativa e Andi Përmetit, i cili shkruan:

Sot i drejtova Kuvendit te Shqiperise nje kerkese per interpelance urgjente me Ministrin per Europen dhe Punet e Jashtme, me objekt:

“Kerkese per shpjegime lidhur me rastin e Alvin Berishes, djalit 11 vjecar qe ndodhet i vetem ne kampet e Sirise.”

Rasti i bere publik nga emisioni italian “Le Iene”, ku dukej qartazi qe mjaftonte vetem vullneti i shtetit shqiptar per te rikthyer Alvinin prane familjes.

Nje rast i cili nuk mund te lihet ne heshtje. Cdo prind duhet te vendose veten ne vendin e Afrimit dhe duhet ti kerkoje llogari qeverise se cfare masash po merr ne rastin konkret dhe sa kohe do ti duhet Alvinit te bashkohet me familjen.

Faleminderit edhe per koleget e mi, Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Halil Jakimi, Koci Tahiri,  Kostaq Papa te cilet iu bashkuan iniciatives time.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here