Ruajeni gjuhën shqipe, ruajini traditat, pasojini tek fëmijët dhe mos i harroni rrënjët pavarësisht largësisë

0
443

Ruajeni gjuhën shqipe, ruajini traditat, pasojini tek fëmijët dhe mos i harroni rrënjët pavarësisht largësisë. Mërgata është një pasuri e madhe, shumë e madhe.

Deri më sot politika e ka dashur mërgatën për prurjet e saj, por nuk ka bërë asnjëherë asgjë për ta mbështetur apo për ta bërë të ndihet e përfaqësuar. Është koha megjithatë të ngremë kryet , e mos me humb, mos me leju që gjuha e shenjtë shqipe të shuhet.

E di që është e vështirë, por flitini sa të mundeni fëmijëve shqip, sillini në verë tek gjyshërit, gjyshet në Shqipëri, Kosovë, Iliridë apo Malësi. Gjuha është identitet dhe ne nuk duhet ta humbim.

Fjalë zemre gjatë inagurimit të qendrës së re kulturore në Asti, në veri të Italisë që do të mbajë emrin e aktores së madhe Margarita Xhepa.

Kjo qendër synon ruajtjen e traditës, kulturës dhe historisë, jo vetëm përmes kurseve të gjuhës shqipe, por edhe veglave muzikore tradicionale shqiptare. Faleminderit të gjithëve për pritjen !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here