Të nxitur nga korrupsioni e pabarazia ekonomike, protestuesit në Liban lyejnë fytyrën si Joker-i: Nga asgjëja në diçka

0
91

Gjatë javës së shkuar me qindra e mijëra protestues janë ngritur në demostrata në Beirut, kryeqytetin e Libanit.

Demostratat nisën pasi qeveria e vendit prezantoi një taksë kontroverse për telefonatat me zë të bëra nga aplikacioni WhatsApp, propozim ky që u tërhoq shumë shpejt.

Gjithsesi, edhe pse taksa nuk u aplikua kjo nuk e zbuti fare zemërimin e popullit, ndërsa protestat vazhdojnë ende.

Tashmë fytyra e personazhin të njohur Joker është bërë simboli i këtyre demostratave.

Shumë protestues janë fotografuar me fytyrën të lyer si klouni ndërsa edhe në muret nëpër ndërtesat rreth e qark qytetit është pikturuar fytyre e Joker-it.

Mesa duket, filmi i nxjerrë së fundi i ka frymëzuar protestuesit në këtë qytet të cilët janë ‘sensibilizuar’ me gjendjen e vështirë të Arthur Fleck (Joker) në shoqërinë armiqësore të qytetit Gotham.

Një protestuese tha se duke ‘adoptuar’ fytyrën e klounit, njerëzit po përpiqen që të reflektojnë transformimin e Fleck-ut, nga asgjë në diçka.

Gruaja tha për mediat:

Arsyeja që ne i pikturuam fytyrat është se ne bëmë lidhjen me personazhin e filmit. Sepse përpara se të lyente fytyrën, ai thjesht po jetonte një jetë të mjerueshme. Askujt nuk i bëhej vonë për të, askush nuk e dëgjonte. Ai ishte i mërzitur, i inatosur dhe kjo e çoi deri në çmenduri. Kjo po ndodh tani në Liban.”

Shkollat, universitetet dhe zyrat janë mbyllur gjatë protestave, të cilat janë nxitur edhe nga korrupsioni dhe pabarazia ekonomike në vend.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here