A shkon në Arabi për sheikët miliarderë? Dorina Mema iu përgjigjet ‘gojëve të liga’

0
149

Një nga personazhet më të përfolur të mediave gjatë këtyre viteve të fundit është Dorina Mema, e cila ia del të tërheq vëmendjen maksimale me jetën e shtrenjtë dhe udhëtimet në Arabinë Saudite.

E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, moderatorja Ester Bylyku, e pyeti mbi udhëtimet e shpeshta në Lindjen e Mesme, si dhe a është e vërtetë që ajo shoqërohet me miliarderë.

Sipas Dorinës, e vërteta është ndryshe. Ajo shprehet se e frekuenton këtë vend, për kënaqësinë e shpirtit dhe gjendet më pranë islamit.

Ester Bylyku: “Gojët e liga çfarë nuk thonë për ty dhe udhëtimet në Arabi? Kush është e vërteta e këtyre udhëtimeve? Shkon për qejf ?”

Dorina Mema:”Atje kam marr leksionet e jetës sime dhe kam fituar leksionin bazë, islamin. Gjysmën e ditës e kaloj me një hoxhë, që është daja i vajzës së ministrit të brendshëm, që është shoqja ime e ngushtë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here