E imitonte në Portokalli, ish-zëdhënësja e Berishës i thotë live në emision Julit: E kam përjetuar keq, mora në telefon doktorin…

0
95

“Vip-at në politikë”, kjo ishte tema e kësaj të mërkure në “Soirée” me gazetaren Jonida Shehu.

Memli Krasniqi, Ori Nebiaj, Juela Meçani, Reila Bozdo, Julian Deda, Ardian Isufi, Neda Karafili dhe Arben Skënderi ishin të ftuarit për të diskutuar se si kaluan nga arti në politikë.

Ndërkohë që ishin duke biseduar, ish zëdhënësja e Sali Berishës, Juela Meçani ka treguar se gjatë asaj periudhe e ka imituar Julian Deda në Portokalli dhe ajo nuk e kishte përjetuar aspak mirë.

“Unë u mërzita shumë dhe ndërkohë kam marr doktorin në telefon dhe i them ‘doktor, doktor çfarë janë duke bërë, çfarë është kjo?”, ka treguar Juela duke shtuar se Sali Berisha asokohe i kishte thënë që ky imitim ishte një gjë shumë e mirë për të.

“Është gjë shumë e mirë se ku ka dalë zëdhënësja apo zëdhënësi im ndonjëherë në ndonjë rol në Portokalli”, ka treguar Juela fjalët e Sali Berishës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here