“Je shumë e mirë, mos u merr me politikë”, Ori Nebiaj zbulon arsyen, ja pse e ka marrë këtë vendim

0
176

“Vip-at në politikë”, ishte tema e emisionit “Soirée” me Jonida Shehun ku një ndër të ftuarat ishte edhe moderatoja e emisionit “Wake up”, Ori Nebiaj që dikur ka qenë zëdhënese e Partisë Demokratike.

Ajo ka rrëfyer se çfarë e ka shtyrë që të merret me politikë. Ndër të tjera ajo ka dhënë edhe një përgjigje për të gjithë ata njerëz që i shkruajnë se pse ajo merret me politikë.

“Je shumë e mirë, mos u merr me politikë. Unë mund të kem rezerva për këdo që është marr që nga dita e parë deri më sot me politikë në Shqipëri.

Mund të kem rezerva për këdo që ka qeverisur këtë vend. Në qoftë se ne nuk na pëlqejnë kaq shumë njerëzit që na qeverisin, kush do na pëlqejë? Kush do duhet të merret me politikë? Duhet të jesh i keq që të merresh?, është shprehur Ori./tch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here