Pranon që humbi fansat kur hyri në politikë, rrëfehet Jul Deda: Po të isha në PS a do isha aktor më i mirë?!

0
106

Artistët shqiptarë që kaluan nga arti në politikë është diskutuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée”.

Një ndër artistët që është angazhuar dhe është përfshirë në politikë është aktori i humorit Julian Deda. I ftuar në Soiree, ai ka treguar se artisti humb kur merret me politikë dhe këtu e kishte fjalët për të gjithë fansat që dikur e pëlqenin.

Ndër të tjera ai ka pohuar se njerëzit nuk mendojnë që është aktor i mirë, vetëm se merret me politikë.

“Pyes palën tjetër, pra palën e majtë, po të isha fut në PS do isha po aktor i mirë? Sepse që në momentin që u futa në PD, për palën këtej nuk isha më”, ka thënë Jul Deda.

Gjithashtu ai ka dhënë edhe shembullin e Elhaida Danit për të dëshmuar se një artist kur merret me politikë do të humbasë mbështetjen e njerëzve dhe fansave.

“Dua të sjell këtu shembullin më klasik kur Elhaida Dani mori pjesë tek një spot i kryetarit aktual largqoftë Erion Veliaj. Kur ajo fitoi ‘The Voice’, ishte një ndër zërat më të mirë dhe të talentuar, por papritur kjo u bë njeri i patalentuar, është shprehur aktori.

Këtij mendimi i ka qëndruar edhe Memli Krasniqi, ish reperi i njohur i grupit “Ritmi i rrugës”, që sot është nënkryetar i PDK-së.

“Fansat që kanë qenë militantë (s’po i quaj negativisht) të partive të tjera e humbin vlerësimin, respektin etj.

Dhe është diçka që secili artist e mat, veçanërisht nëse kemi të bëjmë me dikë nga fusha e muzikës”, është shprehur Memli Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here